MIRESEVINI NE FORUMIN TONE,JENI TE LUTUR TE RREJISTROHENI NE FORUM DHE TE JIPNI MENDIMET DHE IDETE TUAJA PER KOMBIN TONE SHQIPTAR, FALEMINDERIT
ME RRESPEKT, ADMINISTRATORI



 
ForumiForumi  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista e AnëtarëveLista e Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  Identifikohu  
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Kërko
 


 Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Share | 
 

 pasurit natyrore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agroni
luftetar
luftetar



MesazhTitulli: pasurit natyrore   4/2/2009, 21:10

Për një sipërfaqe të vogël sa ka Shqipëria mund të thuhet se është e begatëshme me pasuri natyrore. Pjesa veri-perëndimore e vendit është e pasur me naftë dhe gaz natyror. Ndërsa në veri-lindje gjenden rezerva të konsiderueshme të mineraleve ndër të cilat vlen të përmenden: kromi, hekur-nikeli. Pjesa më e madhe e rezervave të qymyrit është gjetur në rrethinën e Tiranës.

Po ashtu Shqipëria është e begatuar me lumenj të rrëmbyeshëm të cilët janë edhe potencial për Hidrocentrale. Vec Hidrocentraleve ekzistuese mbi lumin e Drinit janë bërë hulumtime që nga ky potencial i lumenjve të ndërtohen disa Hidrocentrale me të cilat ky vend do të bëhej eksportues edhe më i madh i energjisë elektrike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Agroni
luftetar
luftetar



MesazhTitulli: Re: pasurit natyrore   4/2/2009, 21:14

Politika e qeverise komuniste e industrializimit te shpejte, synonte ta bente vendin sa me te pavarur qe ishte e mundur, gjë e cila çoi ne krijimin e nje industrie shume degëshe relativisht moderne. Kjo industri tani gjeneron me tepër se gjysmen e te ardhurave kombetare, me përparësi shfrytezimin e burimeve te konsiderueshme natyrore te vendit. Shqiperia është prodhuesi i trete për kromin. Elektrifikimi i te gjithe vendit perfundoi ne vitin 1971, dhe brenda dy dekadave Shqiperia po eksportonte energji elektrike ne disa prej vendeve fqinje.

Industria e Shqipërisë është e bazuar kryesisht në prodhimet vendase bujqësore, ndërsa industria e rëndë dhe e makinave është e zhvilluar kryesisht për pajisjen e fabrikave, uzinave dhe për prodhimin e energjisë elektrike. Vec energjisë elektrike, Shqipëria eksporton edhe naftë dhe përbërës të saj.

Vec përvojës nga industria e lehtë dhe pjesërisht nga industria e rëndë (shfrytëzimin e naftës dhe energjisë elektrike), industria e Shqipërisë është disi e fjetur. Shkaktarët e shembjes së industrisë dhe ngadalësimit në shfrytëzimin e pasurive natyrore janë të shumta, si mungesa e organizimit të mirëfilltë, makineria dhe pajisjet e vjetruar si dhe importimi i produkteve industriale janë duke e zhdukur industrinë vendase. Po kështu, për shkak të investimeve (të përkrahura nga ekspertët perëndimorë) të gabuara në ekonomi nga qeveritë mbas shembjes së komunizmit, industria e Shqipërisë nuk është më në gjendje të përmbushë kërkesat ekonomike të popullatës vendase.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Agroni
luftetar
luftetar



MesazhTitulli: Re: pasurit natyrore   4/2/2009, 21:17

Mëse gjysma e fuqisë punëtore e Shqipërisë janë të punsur në sektorin e agrokultuës. Me një të katërten pjesë tokë të punueshme, tani vendi është po thuajse në gjendje të i përmbushë të gjitha nevojat vendase me produktet ushqimore. Që nga mesi i viteve 1970-ta, e më vonë, Shqipëria është në gjendje që të vetëfurnizohet me bukë. Prodhimet bujqësore kryesore të drithërave janë : gruri, misri (kalamoqi),panxhar sheqeri . Po ashtu edhe me prodhimet buqësore të pemtarisë Shqipëria i mbullonë dhe është në gjendje të eksportojë si p.sh patate dhe fruta të ndryshme. Ndër prodhimet bujqësore që përdoren në industri vlen të përmenden lule djeli dhe duhani.

Shqipëria përpos pemëve dhe perimeve kultivonë edhe blektorin në të cilen dallohen kulivimi i gjedheve. delet dhe i derrit.

Gjatë kohës së regjimit komunistë, qeveria e tyr ka ndërmarrur hapa themelorë për zhvillimin e Agrokulturës. Programe të niveli të lartë janë ndërmarrur të cilat kanë bërë bonifikimin, përmisimi dhe ujitja e tokës punuse ekzistuese dhe zgjerimi i saj në disa raste edhe tharja e moqaleve. Të gjitha këto plane janë realizuar me qëllim të zhillimit në nivel më të lartë të Agrokulturës. Tani (2005) munges e inciativave të tilla ka sjelluar demoralizimin e agrokulturës e cila është këthyer në nivel bujqësisë tradicionale.

Kolektivizimi i tokave të punueshme gjatë kohës komuniste në Shqipëri dhe ri-privatizimi i tyre pas shkatërrimit të bllokut komunistë janë bërë gjatë kohës së quajtur "koha e tranzicionit". Kjo ka pasur pasoja për një pjesë të buqëve të cilët kanë qenë të aftë për kultivimin e bujqësisë mirëpo nuk kanë pasur njohuri në plasimin e produkteve në tregun Shqiptarë. Pas privatizimit dhe stabilizimit të gjendjes, pronarët e tokave janë duke u orientuar për rimëkëmbjen e agrikulturës Shqiptare dhe eksportimin e produkteve të tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Agroni
luftetar
luftetar



MesazhTitulli: Re: pasurit natyrore   4/2/2009, 21:19

Eksporti dhe importi i Shqipërisë zhvillohet kryesisht me partnerët e saj ekonomikë si Rumania, Italia, Republika Çeke dhe Gjermania. Shqipëria tani eksporton kryesisht produkte gjysmë finale të derivateve të naftës, të kromit , të hekurit si dhe duhan, verë, pemë dhe perime. Ndërsa importon makina, pajisje, minerale, metale, materiale ndërtimtarie dhe produkte ushqimore. Importon nga: Gjermania, Kosova, Bullgaria, Italia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Agroni
luftetar
luftetar



MesazhTitulli: Re: pasurit natyrore   4/2/2009, 21:20

Binarët e hekurudhës në Shqipëri kanë filluar të shtrohen në vitin 1947 dhe pas 40 viteve Tirana është e lidhur në një rrjetë hekurudhor me të gjitha qendrat industriale të vendit. Rrjeti rrugor në anën tjetër është i dendur kur të merret parasysh tereni malorë i vendit. Transporti ajrorë nuk është i zhvilluar edhe pse në kohët e fundit ka filluar të jetë më prezent.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Matrix
oficer
oficer



MesazhTitulli: Re: pasurit natyrore   4/12/2009, 10:57

Nafta, ulet çmimi me 5 lekë



Ditën e djeshme ka nisur një ulje e lehtë e çmimit të naftës duke u shitur deri në 5 lekë më pak për litër. Në distributorët e shitjes me pakicë, nafta diesel po shitet me 115 lekë për litër, euro diesel po shitet me 120 lekë për litër, ndërsa benzina me 120 lekë për litër. Çmimi i naftës në bursa po pëson çdo ditë rënie drastike. Në tregjet financiare ndërkombëtare, ari i zi është kuotuar në shifra poshtë 50-dollarëshit për fuçi. Ky është edhe niveli më i ulët i shënuar në dy vitet e fundit. Që prej fundit të muajit korrik, kur ari i zi shënoi në bursa rekordin historik të 145 dollarëve për fuçi, çmimi ka rënë me më shumë se 95 dollarë. Ekspertët shpjegojnë se pikiata e naftës, vërejtur veçanërisht ditët e fundit, është shkaktuar nga frika e ngadalësimit të ekonomisë botërore, e cila do të shoqërohej me një pakësim të kërkesës globale për arin e zi. Rënia drastike e kuotave të naftës në tregjet financiare ndërkombëtare do të jetë në qendër të diskutimeve në mbledhjen e ardhshme të OPEC-ut që pritet të zhvillohet në fund të këtij muajit. Vendet prodhuese pritet të reduktojnë më tej prodhimin ditor, në përpjekje për të frenuar rënien e mëtejshme të çmimit. Sipas tyre, nafta duhet të luhatet në bursa në kufijtë 80-90 dollarë për fuçi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

pasurit natyrore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA E BASHKIMIT KOMBETAR :: EKONOMI-