MIRESEVINI NE FORUMIN TONE,JENI TE LUTUR TE RREJISTROHENI NE FORUM DHE TE JIPNI MENDIMET DHE IDETE TUAJA PER KOMBIN TONE SHQIPTAR, FALEMINDERIT
ME RRESPEKT, ADMINISTRATORI



 
ForumiForumi  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista e AnëtarëveLista e Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  Identifikohu  
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Kërko
 


 Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Share | 
 

 RICIKLIMI I MATERIALEVE TE NDRYSHME

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Matrix
oficer
oficer



MesazhTitulli: RICIKLIMI I MATERIALEVE TE NDRYSHME   4/4/2009, 21:35

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Matrix
oficer
oficer



MesazhTitulli: Re: RICIKLIMI I MATERIALEVE TE NDRYSHME   4/4/2009, 21:38

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Matrix
oficer
oficer



MesazhTitulli: Re: RICIKLIMI I MATERIALEVE TE NDRYSHME   4/4/2009, 22:12

Informacion mbi Skrapin

U supozua që sasitë totale të skrapit që podhohen në Shqipëri janë baraz me sasitë që përpunohen plus sasitë që eksportohen. Gjatë vlerësimit u identifikuan mospërputhjet e mëposhtme ndërmjet të dhënave që u siguruan nga burime të ndryshme për prodhimin vendas dhe eksportin e skrapit të hekurit & çelikut shqiptar.

Vlerësimi i Zinxhirit të Vlerave të Riciklimit të Çelikut

Gjate dhjete viteve te fundit, skrapi i hekurit & celikut eshte grumbulluar dhe ricikluar ne Shqiperi. Ne fakt, pothuajse i gjithe skrapi qe gjenerohet ne vend grumbullohet dhe kanalizohet nepermjet nje Zinxhiri Vlerash te zhvilluar mire dhe me shume nivele te Riciklimit, shiko figuren 3.

Qarkullimi i Zınxhirit te Vlerave te Skrapit te Celikut & Hekurit

Zinxhiri i Vlerave të riciklimit të hekurit & çelikut, duke përfshirë të gjithë gamën e aktiviteteve që kërkohet për ta sjellë materialin skrap në fazën e riciklimit final, nëpërmjet fazave të ndryshme të prodhimit (duke përfshirë një game shërbimesh drejt transformimit final) merr formën që është përshkruar në figurën 3.

Skrapi i çelikut nga MNB dhe materiale të tjera të riciklueshme të çelikut zakonisht grumbullohen anash trotuarëve, në vendet e hedhjes së mbeturinave, ose qendra të tjera makinash, qendra industriale apo qendra të tjera riblerjesh nga grumbulluesit individualë.
Më pas çeliku transportohet tek Kompanitë e Grumbullimit të Skrapit. Kompanitë industriale dhe pronarë të tjerë të skrapit origjinal si për shembull varreza makinash, kompanitë e ndërtimit, etj. furnizojnë gjithashtu me skrap kompanitë e Grumbullimit të Skrapit.

Pjesmarrësit në Zinxhir


Siç është shpjeguar më lart, sektori i skrapit të hekurit & çelikut në Shqipëri ka një numër lidhjesh të ndryshme të zinxhirit të tij të vlerave. Ato përfshijnë gamën e gjerë të aktiviteteve të cilat kërkohen për të sjellë skrapin e hekurit & çelikut nga gjendja e tij e braktisur në natyrë ose në vendet e hedhjes së mbeturinave nëpërmjet transformimeve vlerë-shtuese deri në riciklimin final. Duke analizuar çdo lidhje të zinxhirit të vlerave të riciklimit të hekurit & çelikut, studimi identifikoi si pjesmarrës sa më poshtë:



Kompanitë Grumbulluese të Skrapit janë kompani të pavarura, që janë të shpërndara mire në të gjithë territorin e Shqipërisë, të cilat grumbullojnë skrap hekuri & çeliku për ta tregtuar duke u bazuar në çmimin më të mire që i ofrohet. Këto Kompani grumbullojnë skrapin e hekurit & çelikut në sheshgrumbullimet e tyre, nga grumbulluesit individualë, të cilët furnizojnë rregullisht dhe nga kompanitë të cilat shfrytëzojnë mbeturinat e teknologjive të vjetra ose varrezat e makinave. Ato mbledhin çdo lloj skrapi çeliku, pa e përzgjedhur paraprakisht.


Edituar për herë të fundit nga Matrix në 4/4/2009, 22:20, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Matrix
oficer
oficer



MesazhTitulli: Re: RICIKLIMI I MATERIALEVE TE NDRYSHME   4/4/2009, 22:14

Sheshgrumbullimet

Përveç Kompanive të Grumbullimit të Skrapit të paraqitura në Tabelën 7 ka dhe shumë sheshgrumbullime të vogla të shpërndara në të gjithë Shqipërinë. Numri i tyre total shkon në 100 dhe janë të lokalizuara afër ish-zonave industriale në rrethinat e qyteteve shqiptare, pranë vendgrumbullimeve të mbeturinave të përcaktuara nga bashkitë, anash rrugëve nacionale dhe rrugëve kryesore lokale. Pjesa më e madhe e tyre nuk është e regjistruar në zyrën e tatim-taksave dhe biznesi i tyre është organizuar si biznes familjar. Ato janë lidhjet ndërmjetëse ndërmjet kompanive të grumbullimit të skrapit dhe grumbulluesve individualë. Zakonisht një sheshgrumbullim koniston në një shesh të hapur grumbullimi prej 500 m2, ku grumbullohet skrapi i çelikut. Ngarkimi/shkarkimi bëhet në të njëjtin vend. Familja që drejton biznesin e vogël shpesh jeton Brenda këtij sheshgrumbullimi ose afër tij. Çdo sheshgrumbullim ka një disa grumbullues individualë që e furnizojnë atë, si dhe grumbullues individualë të rastësishëm. Të gjitha proceset e ngarkimit, shkarkimit, lëvizjes së materialeve brenda kufijve të sheshgrumbullimit, një seleksionim shumë paraprak, etj, bëhen me dorë.

Një karakteristikë specifike e Shehsgrumbullim është që ato grumbullojnë jo vetëm skrap hekuri & çeliku por dhe skrap jo hekur. Kjo lidhje vlerë-shtuar e zinxhirit të vlerave të skrapit të çelikut shërben dhe si një lidhje me zinxhirin e vlerave të skrapit jo hekur.

Grumbulluesit Individuale te Skrapit

Grumbulluesi individual i skrapit grumbullon skrapin e çelikut dhe skrap tketër metalik nga vendgrumbullimet e mbeturinave të përcaktuara nga bashkitë, fig. 11, nga mjedisi, nga anët e rrugëve, vendet ku hidhen mbeturina, ose zonat ish-industriale dhe industritë funksionale të cilat gjenrojnë mbeturina metalike.

Bazuar ne vleresimin e mesiperm mund te nxirret konkluzioni qe numri i grumbulluesve individuale ne Shqiperi eshte afersisht 12.000 njerez ose 0,6% e popullsise totale te Shqiperise; ose 1% e popullsise totale qe jeton ne qytetet Shqiptare. (Nese do te benim nje vleresim konservativ, ky konsiderohet si numri total i grumbulluesve individuale qe mbledhin te gjitha llojet e skrapeve.)

Grumbulluesit individuale mbledhin celikun dhe lloje te tjera te skrapit, duke perdorur thjesht duar e tyre pa asnje mase mbrojtese. Nuk eshte ne kulturen e tyre te punes te perdorin doreza apo mjete te tjera mbrojtese. Per sa i perket paisjeve te punes pjesa me e madhe e grumbulluesve individuale nuk perdorin ndonje mjet apo paisje tjeter prerese per skrapet, por e identifikojne kete si nje nevoje qe duhet ta plotesojne. Ata e depozitojne skrapin e grumbulluar gjate dites ne shtepite e tyre dhe ne fund te dites e dorezojne ne sheshet e grumbullimit. Transportimi I skrapit nga vendet e grumbullimit te mbetjeve ose vende te tjera te origjines se skrapit tek shtepite e tyre behet nepermjet perdorimit te karrocave te vogla me doreza ose edhe duke e transportuar me dore, nese vendi ku do te cohet eshte ne distance te afert; transportimi nga vendi prane shtepise ku depozitohen fillimisht skrapet e grumbulluara deri ne sheshin e grumbullimit behet me karroce dore ose me karroce me kale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Matrix
oficer
oficer



MesazhTitulli: Re: RICIKLIMI I MATERIALEVE TE NDRYSHME   4/4/2009, 22:19

Eksportuesit e Skrapit

Ne menyre tipike, nje shesh grumbullimi celiku qe eksportohet eshte rreth 10,000 m2 dhe sherben si depozite e skrapit te celikut, ku behet dhe ngarkimi dhe shkarkimi. Sheshi i grumbullimit eshte i pajisur me te gjitha fasilitetet qe I nevojiten per te kryer aktivitetet respective, sic jane:lloje te ndryshme vincash, pirune, pajisje copetimi dhe pajisje presimi.Skrapi qe levrohet ne sheshet e grumbullimit i pa perzgjedhur dhe i lidhur lirshem, klasifikohet sipas llojeve dhe me pas presohet per te dale ne kete forme nga sheshi I grumbullimit. Eksportuesit e medhenj te skrapit zoterojne anije te cilat I perdorin per te transportuar skrapin jashte shtetit. Ngarkimi i anijeve behet ne kalaten lindore te portit te Durresit.Ngarkimi dhe shkarkimi ne portin e Durresit krijon veshtiresi per kompanite e perfshira:

o Nuk ka shtrirje te linjes hekurudhore ne kalaten lindore te portit te Durresit.Kjo gje bent e detyrueshme transportimin me kamione.
o Porti nuk eshte I pajisur me vinc te pershtatshem per ngarkim/shkarkimin e skrapit. Kjo gje behet me ndihmen e ekskavatoreve, te cilet mund te ngarkojne/shkarkojne deri ne 500-1000 Ton/dite. Keshtu, per te ngarkuar/shkarkuar nje anije 5000 Ton nevojiten 5-10 dite pune. Kjo ka kosto te larta per anijet qe rrine te ankoruara.

Eksportuesit e medhenj te skrapit te hekurit dhe celikut ushtrojne edhe aktivitetin e tregtimit te produkteve te hekurit, sidomos shufra hekuri per ndertim. Pervec perfitimit nga sinergjia e krijuar nga grumbullimi/eksporti i skrapit te celikut dhe tregtimi i produkteve te reja te hekurit dhe celikut, keto kompani perfitojne edhe nga shkembimi I skrapit te eksportuar me produkte celiku, te prodhuara nga bleresit e tyre te skrapit. Ky shkembim i produkteve perben avantazh per Eksportuesit, sepse lehteson me shume marreveshjet e tregtise. Nga ana tjeter, taksat shqiptare nuk perfshijne taksa per skrapin qe hyn ne Shqiperi ne formen e nje produkti te ricikluar.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Matrix
oficer
oficer



MesazhTitulli: Re: RICIKLIMI I MATERIALEVE TE NDRYSHME   4/4/2009, 22:34

Informacion mbi Aluminin

Rrjedha e materialit te skrapit te aluminit ne zinxhirin e furnizimit

Individet dhe grumbulluesit mund te depozitojne dhe te grumbullojne kanace alumini te perdorura pijesh ne periferite ose ne pikat e grumbullimit te pleherave. Prej aty, grumbulluesit I cojne kanacet ne fushat e grumbullimit te skrapit, ku kanacet e aluminit vecohen nga kontenieret e tjere te ushqimeve dhe te pijeve dhe pastrohen. Meqenese shume kanace te perdorura pijesh perdoren ne prodhimin e lingotave ose te profileve te aluminit, eshte shume e rendesishme qe perpunuesit te perdorin vetem skrap te nje cilesie te larte. Kontenieret e aluminit te grumbulluar nuk duhet te kene permbajtje celiku, plumb, materiale ferroze, tapa shishesh, materiale plastike, qelq, dru, papasterti, yndyre, mbeturina dhe substance te tjera te huaja. Pas kesaj nga vendi i grumbullimit te skrapit, kanacet e aluminit dhe skrapin tjeter i aluminit cohet tek perpunuesit per ti shkrire ato ne lingota ose per te prodhuar profile alumini. Sasia totale e skrapit te aluminit te gjeneruar ne Shqiperi vjen nga: (1)Kanacet e perdorura prej alumini te pijeve dhe konteniere te tjere paketimi, plus (2) mallrat rezistente dhe jo rezistente, sic jane enet e kuzhines, paisjet dhe pjeset e automobilave.

Aktoret qe perfshihen ne zinxhir

Sic u pershkrua me lart, sektori I skrapit te aluminit ka me pak hallka te zinxhirit te furnizimit sesa ai i skrapit te celikut, figura 13. Ato perfshijne rendin e plote te aktiviteteve qe kerkohen per te sjelle skrapin e aluminit nga gjendja e tij e braktisur ne natyre, ose ne vendet e grumbullimit te plehrave bashkiake nepermjet transformimeve me vlere te shtuar deri ne riciklimin final.Duke analizuar secilen nga hallkat e zinxhirit te furnizimit per riciklimin e aluminit, studimi identifikon si aktore te perfshire ne kete zinxhir si vijon:


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Matrix
oficer
oficer



MesazhTitulli: Re: RICIKLIMI I MATERIALEVE TE NDRYSHME   4/4/2009, 22:35

Sheshgrumbullimet

Nuk ka sheshe grumbullimi te dedikuara vetem per aluminin. Ne pergjithesi, sheshet e grumbullimit qe mbledhin skrapet e hekurit dhe celikut mbledhin edhe scrape alumini dhe e dergojne ate tek perpunuesit e skrapit te aluminit ose e eksportojne.

Grumbulluesit Individuale te Skrapit

Grumbulluesit individuale qe mbledhin scrape hekuri dhe celiku mbledhin edhe skrapet e aluminit dhe e dergojne ate tek te njejtat sheshe grumbullimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

RICIKLIMI I MATERIALEVE TE NDRYSHME

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 ::  :: -