MIRESEVINI NE FORUMIN TONE,JENI TE LUTUR TE RREJISTROHENI NE FORUM DHE TE JIPNI MENDIMET DHE IDETE TUAJA PER KOMBIN TONE SHQIPTAR, FALEMINDERIT
ME RRESPEKT, ADMINISTRATORI



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Kërko
 


 Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 KRIZA EKONOMIKE NE SHQIPERI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Matrix
oficer
oficer



MesazhTitulli: KRIZA EKONOMIKE NE SHQIPERI   4/12/2009, 12:55

Kriza ekonomike botërore mund të ketë një përfitim për Shqipërinë kryesisht në biznesin e pasurive të paluajtshme. Në momente kur ky treg po vuan nga një krizë besimi në SHBA apo në

Evropë, Shqipëria është ende në hapat e parë të këtij tregu, por që ky element mund të kthehet në një avantazh për Shqipërinë. Ekspertët e këtij tregu e konfirmojnë këtë fakt duke thënë se mjaft investitorë të huaj po kthejnë vëmendjen nga Shqipëria për të investuar në tregun e pasurive të paluajtshme. Ilir Konomi, pronari i kompanisë “Albania-Estate”, thotë se kohët e fundit në Shqipëri po mbërrijnë investitorë të huaj. “Ende Shqipëria është në fillimet e saj me tregun e huaj. Por afrimi i krizës do të sjellë edhe një vëmendje më të madhe drejt vendit tonë pasi çmimet janë më të lirat të mundshme në Evropën Lindore. Tregjet e mirënjohura për pronat në lindje si Bullgari, Rumani, apo edhe Kroaci e Mal i Zi janë bërë edhe më të vështira për investitorët, individë të huaj. Në qoftë se quan me “biznese të huaja” kompanitë e real estates me kapital të huaj që operojnë këtu përgjigja është po. Ndërsa kompani të huaja ndërtuese apo investitorë numërohen ende me gishta. Ka interes të vazhdueshëm për të blerë sipërfaqe toke për ndërtime të mëvonshme apo për spekulim në kuadër të afrimit të Shqipërisë me pjesën tjetër të

Evropës”, - thotë Konomi. Ai thotë më tej se Shqipëria është ende larg kësaj krize të mundshme dhe për këtë jep disa arsye. “Shqipëria është ende larg dhe e paintegruar mirë me tregjet ndërkombëtare. Ulje çmimesh apo staniacion është ende për t’u sqaruar në vendin tonë.

Emigrantët shqiptarë kanë qenë ata që kanë qenë blerësit më aktivë në tregun vendas. Këta do të shoqërohen me pasoja për shkak të veshtirësive që do të kalojnë ekonomitë e vendeve fqinje, Greqi apo Itali. Dy mund të jenë pasojat që kjo mund të sjellë: E para (ka filluar të ndihet), duke parë pasigurinë, vendet ku punojnë e banojnë, emigrantët tërheqin kursimet nga bankat dhe po mundohen të investojnë në real estate në Shqipëri. E dyta: rënia e ekonomive që do të prekë së pari fushën e ndërtimit ku janë përqendruar një pjesa e konsiderueshme (në mos pjesa më e madhe emigrantëve shqiptarë), do të rezultojë në rënie të të ardhurave për shkak të rritjes së papunësisë në mes emigrantëve ose edhe punë gjithmonë edhe më sezonale. Për këto arsye ata mund të marrin në konsideratë të rikthehen në vendin tonë. Dhe përkohësisht kjo lëvizje mund të shërbejë si amortizim për këtë rënie në shitjet e apartamenteve”, - thotë Ilir Konomi. Sipas tij, këto arsye ndikojnë që në Shqipëri të mos ketë ulje çmimesh në fushën e ndërtimeve. “Nuk bëhet fjale ende në Shqipëri të ketë ulje çmimesh, por nuk do të jetë larg kur presioni nga tregu financiar dhe kërkesa e ulët të rezultojë në staniacion apo ulje çmimesh… Në këto vitet e fundit bankat shqiptare kanë financuar projektet në fushën e ndërtimit, si edhe blerjet e apartamenteve.

Pikërisht bankat janë shumë më konservatore tani. Ndërtuesit kanë dhënë shenja mungese likuiditetesh së fundmi. Dhe kjo është e mjaftueshme që bankat të kuptojnë “stopimin” e shitjeve”, - mendon Konomi. Ai shton se në tregun shqiptar mund të gjesh prona me çmime më të leverdishme, kryesisht në zonat bregdetare të jugut. “Çmimet në Sarandë apo Vlorë në vijë të parë me detin lëvizin nga 550- 800 euro për 1 metër katror. Ndërtime tepër cilësore, me koeficient të ulet shfrytëzimi dhe me hapësira të organizuara në trajtën e një kompleksi lëvizin nga 850-1000 euro për 1 metër katror, madje edhe më lart”, - shtoi Konomi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Matrix
oficer
oficer



MesazhTitulli: Re: KRIZA EKONOMIKE NE SHQIPERI   4/12/2009, 12:56

Ekspertët britanikë parashikojnë rritje të “Real Estate” në Shqipëri



Shqipëria konsiderohet nga ekspertët ndërkombëtarë si vend i fundit në Evropë ku ke mundësi tepër të mira për të fituar në tregun e pasurive të paluajtshme. Në një shkrim të zgjedhur të saj, agjencia e lajmeve ekonomike “Nubricks”, thekson se Shqipëria do të ketë një bum zhvillimi në periudhë afatshkurtër. Philip Bay, drejtori i “Colliers International Southeast Europe” citohet nga kjo agjenci të ketë thënë se në tri apo pesë vitet e ardhshme, Shqipëria do të ketë një bum të madh në tregun e pasurive të paluajtshme. Eksperti anglez shprehet se Shqipëria ka një të ardhme përpara. “Ne aktualisht jemi duke operuar në Shqipëri prej disa vitesh. Ne jemi shumë të bindur se Shqipëria ka një të ardhme përpara dhe do të ketë një rritje të konsiderueshme. Vendi ka ende një zhvillim të ulët në tregun e pasurive të paluajtshme, por ka për t’u bërë tepër atraktiv në tri apo pesë vitet në vijim”, - shprehet Philip Bay. Jamez Gonzalez, analist i agjencisë ndërkombëtare “Obelisk” e vlerëson Shqipërinë si më të përshtatshme për të investuar në tregun e pasurive të paluajtshme. “Në pesë vitet e fundit janë rritur me shpejtësi investimet në vend duke bërë që në Shqipëri të vijë kompanitë më me emër në botë. Mendoj se Shqipëria duhet parë me patjetër”, - shprehet Gonzalez. Shqipëria konsiderohet në fillesat e zhvillimit në tregun modern në fushën e pasurive të paluajtshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Matrix
oficer
oficer



MesazhTitulli: Re: KRIZA EKONOMIKE NE SHQIPERI   4/15/2009, 22:30

kriza sipas mendimit tim nuk duhet quajtur me kete emer "KRIZE" sepse njerezit e marin per dicka tragjike dhe pesimizohen,nuk gjejn pune ,i luten tjereve etj etj ,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: KRIZA EKONOMIKE NE SHQIPERI   Today at 05:57

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KRIZA EKONOMIKE NE SHQIPERI
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA E BASHKIMIT KOMBETAR :: EKONOMI-
Kërce tek: