MIRESEVINI NE FORUMIN TONE,JENI TE LUTUR TE RREJISTROHENI NE FORUM DHE TE JIPNI MENDIMET DHE IDETE TUAJA PER KOMBIN TONE SHQIPTAR, FALEMINDERIT
ME RRESPEKT, ADMINISTRATORI



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Kërko
 


 Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 SHPEJTESIA E DRITES

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Matrix
oficer
oficer



MesazhTitulli: SHPEJTESIA E DRITES   4/12/2009, 18:41

Nëse i vihemi zbulimit të hapësirës kozmike do të na duhet të mbështetemi në valët elektromagnetike, të cilat bien në Tokë. Kjo sepse me teknikën e sotme astronautike nuk shkojmë dot përtej kufijve të sistemit tonë planetar.
Nëse do të përpiqeshim të përdornim raketat dhe anijet e tanishme kozmike do të na duheshin 30 vjet për të shkuar deri në vijën e kufirit të sistemit tonë planetar.



Disa sonda pa njerëz brenda ia kanë arritur kësaj, por njeriu zor se do t''''ia dilte mbanë.
Kështu burimi më i rëndësishëm informativ për ne janë grimcat e dritës të cilat çlirohen me lindjen dhe shuarjen e yjeve. Ato përshkojnë Gjithësinë përgjatë miliona vjetësh me një shpejtësi të papërfytyrueshme. Ne në Tokë nuk vëzhgojmë gjendjen e tanishme të Universit, por atë, që ka ndodhur shumë kohë më parë. Ne marrim një pasqyrë të përgjithshme ngjarjesh nga historia e Gjithësisë sonë.


Asnjëri prej sinjaleve nga kozmosi nuk e kalon shpejtësinë e dritës prej 300 000 kilometrash për sekondë. Edhe sikur burimi i dritës të lëvizë me shpejtësi të furishme ose të shpërthejë, drita ruan, kudo në zbrazëti dhe nën çdo lloj kushti, të njëjtën shpejtësi. Ajo është konstante e natyrës.


Një dëshmi mbi këtë na jep p.sh. sistemi dy-yjor: Dy yje rrotullohen në një yllësi si dy anët e shtangës së dorës rreth njëra-tjetrës, tek njëri yll tërheq lëndën e tjetrit.

Nëse shpejtësia e dritës do të varej nga lëvizja e burimit të dritës atëherë ne në Tokë duhej të vëzhgonim një ndryshim midis pamjeve të marra nga ky yll i dyfishtë, pasiqë gjatë rrotullimit yjet lëvizin herë drejt nesh e herë larg nesh. Por ama përmes teleskopëve të fuqishëm ne shohim çdo herë të njëjtën pamje po aq qartë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
SHPEJTESIA E DRITES
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: SHKENCA :: SHKENCA DHE SHKENCETARET-
Kërce tek: