MIRESEVINI NE FORUMIN TONE,JENI TE LUTUR TE RREJISTROHENI NE FORUM DHE TE JIPNI MENDIMET DHE IDETE TUAJA PER KOMBIN TONE SHQIPTAR, FALEMINDERIT
ME RRESPEKT, ADMINISTRATORI



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Kërko
 


 Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 SHQIPERIA NE BE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Matrix
oficer
oficer



MesazhTitulli: SHQIPERIA NE BE   4/20/2009, 14:15

A do te anetaresohet shqiperia ne BE apo do te duhet te presim nja 10 vjet ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Agroni
luftetar
luftetar



MesazhTitulli: Re: SHQIPERIA NE BE   4/20/2009, 23:51

Matrix shkruajti:
A do te anetaresohet shqiperia ne BE apo do te duhet te presim nja 10 vjet ?

shqiperija do anetarsohet, por kur te vdesi korrupsjoni dhe injoranca e me to politikanet tan te cilet jan shembujt e ketyre ideologjive
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Matrix
oficer
oficer



MesazhTitulli: Re: SHQIPERIA NE BE   4/20/2009, 23:56

meqenese nuk do te vdese korrupsioni ....atehre rrezultati dihet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Agroni
luftetar
luftetar



MesazhTitulli: Re: SHQIPERIA NE BE   4/21/2009, 00:17

Matrix shkruajti:
meqenese nuk do te vdese korrupsioni ....atehre rrezultati dihet

por si mbas mendimit tim ne te kemi njerez te paster ne qeveri nuk kemi dhe fort nevoj per bashkimin europjan
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Matrix
oficer
oficer



MesazhTitulli: Re: SHQIPERIA NE BE   4/21/2009, 00:22

po ajo do te ishte nje gje e mire,ajo eshte edhe idealja ime per shqiperine ,qe te jete i pavarur edhe ekonomikisht
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
qiellikalter




MesazhTitulli: Letër e hapur për zonjën e nderuar, Doris Pack   6/6/2009, 21:58

Kiço Blushi e kishte thënë bukur këtë historinë e futjes në Europë:

"...E dimë edhe ne taksiratasit që ne shqiptarët jemi nën vëzhgimin tuaj të rreptë për shkak të zgjedhjeve, po edhe për shkak të atyre të uruarave “standarde të paplotësuara”, të cilat prej 18 vitesh duket sikur do të na bëjnë “vend kandidat” për…për heqjen e vizave…( jemi apo nuk jemi kandidat, dreqi e mori?!), pasi vizat, në vend që të lirohen, përherë e më tepër po shtrëngohen e po bëhen edhe më zi! Neve na duket se këto standardet që na keni varur në qafë si mëlçitë që ia varën dikur ujkut, nuk paskan të sosur, pasi, të them të drejtën, sa plotësojmë një standard, fap na dalin nja dhjetë të tjera…Unë nuk e besoj, po në Taksirat duan e thonë se standardet tuaja nuk janë shkaqe, po sebepe, zonja Pack. Këtë e kemi kuptuar, prandaj udhëheqësi ynë ngaditë premton se do të plotësojë një për një standardet tuaja të zgjedhjeve, se do të bëjë, si kurrë ndonjëherë, “zgjedhje të lira e të ndershme”, ndërsa nga ana tjetër…E pra, le të vijnë edhe në Taksirat sa të duan vëzhgues ndërkombëtarë, që të shohin “standardin” e Taksiratit, sipas të cilit: kur ti thua se ke mbjellë misër, papritur e pakujtuar, dreqi e di se si dhe përse nga toka mbin kanabis!
Kush e ka fajin? Ne? Plakat tona që po burgosen në vend që të burgosemi ne?... Po kush na e solli farën? Pastaj, të lutem shumë, kush e blen kanabisin tonë? Kështu është edhe puna e zgjedhjeve, e “votave të lira dhe të ndershme”, domethënë e “standardeve”! Ju vini këtu dhe jepni deklarata, kurse ne bëjmë sikur ju dëgjojmë dhe …dhe pastaj bëjmë si dimë vetë! Pra edhe ju ikni të kënaqur, po edhe ne mbetemi të kënaqur!...
... Edhe pse Berisha shpalli botërisht se “Shqipëria mund të shitet një euro”, për ne taksiratasit nuk ka rëndësi që në Taksiratin tonë nuk kanë ardhur investitorët, as të huaj dhe as të vendit, as të shtetit dhe as privatë; ne nuk mërzitemi edhe pse bulmetin nuk e zbresim dot deri në qytet për ta shitur… Por ama, vetëm këtë të mos na e kishit bërë: si guxuat dhe pranuat Serbinë dhe Maqedoninë dhe na latë ne jashtë?…Ne jemi patriotë, jemi nacionalistë, jemi demokratë të vërtetë, jemi edhe antikomunistë të kulluar; e megjithatë, jo se do të ankohemi, sepse sinqerisht besojmë që, edhe pse na latë të fundit, ne nuk do të ndahemi nga Berisha, pasi ndihemi më të lumtur se kurrë kur ai flet nëpër mitingje apo mbledhje qeverie! Duhet ta dini se ne taksiratasit kurrë nuk e vëmë interesin tonë taksiratas përpara interesit të kombit dhe, pse jo, edhe të BE-së. Por ama këtë, që na latë të fundit, që nuk na i liberalizuat vizat, këtë nuk e honepsim dot! Na duket sikur po talleni me ne, zonja Pack…
Ndaj dua t’ju pyes: Po talleni me ne, katundarët e Shqipërisë, apo me qeverinë dhe vetë Sali Berishën?
E di që ju përsëri nuk do të thoni të vërtetën, po do të nxirrni atë punën e “standardeve të paplotësuara”. Po çfarë standardesh që na keni kërkuar ju, nuk i paskemi plotësuar ne? Na mësuat të shkatërronim pronën shtetërore dhe atë publike, ne ua nxorëm themelet. Shkatërruam me qejf të madh kanalet e vaditjes, kooperativat bujqësore, hidrovoret, shtëpitë e kulturës, ambulancat, hotelet e turizmit, pyjet, kullotat, postat kufitare, lapidaret, uzinat dhe kombinatet…të gjitha pra i shkatërruam, se do të na i bënit të gjitha të reja…Ju na mësuat që secili të mendojë për kokën e vet, për familjen e vet, pa jashtë shtëpisë le të bëhet qameti! Ju na mësuat se i zoti është ai që është i fortë dhe që rrëmben sa më shumë nga prona e përbashkët, dhe këtë e bëmë... Kush u tregua i ndershëm, mbeti me gisht në gojë! Sot pronar është ai që ka rrëmbyer toka, dhe jo ai që e ka të trashëguar! Një copë tokë që kam unë buzë xhadesë, e kam bërë varrezë makinash, sepse e kuptuam që, ashtu si nga një varrezë makinash mund të fitosh më shumë se ta mbjellësh me grurë, ashtu është më me leverdi të kullosësh bagëtitë e grekut e të italianit se bagëtitë e tua…A nuk e këmbyem ne një lopë me një magnetofon? Një fqinjit tim, vajza i punon në semafor dhe nuk jeton dhe aq keq…Por ama, po të mos ishte ky i bekuari kanabis, po të mos ishte e lirë lëvizja e djemve dhe e vajzave tona nëpër dete e nëpër male, ne do të kishim vdekur të gjithë! E pra, zonja Pack, të gjitha këto standarde na i mësuat ju; ne i plotësuam një për një; tani ç’kërkoni nga ne? Të çmësohemi nga të gjitha këto “standarde” demokratike, duke hequr dorë edhe nga të mirat materiale që na vijnë prej tyre, pa derdhur djersë, por edhe pa harruar futjen e duarve në kutitë e votimit…dhe… dhe të fillojmë nga e para?!
Për këtë ama keni të drejtë: që ne të zhvishemi nga këto standarde (hyqe) të mësuara në këto 18 vjet, do të na lipsen edhe nja 20 vjet të tjera! Kaq u dashka që ne të bëhemi anëtarë të denjë të BE-së! Por, a thua se do të kemi kaq shumë durim, zonja Pack?
***
Një gjë veç është e paqartë: po talleni ju me ne, apo ne me ju?! Druaj se ju na kuptoni më mirë, se përherë na e vini festen sipas kokës… Apo mos jemi ne që jemi mësuar të ngatërrojmë kokën me këmbët, meqë na pëlqen t’i themi edhe derrit dajë?! Si shpjegohet që kur ne kërkojmë të afrohemi, ju largoheni, e kur ju na afroheni, ne largohemi? Në fund të fundit, e zgjedhim ne Berishën se vërtet na pëlqen, apo i sillni ju punët në atë mënyrë që, sido të votojmë ne, prapë të jetë Saliu dhe salinjtë në krye të karvanit? Këtë, ala nuk e kemi marrë vesh ne taksiratasit!"

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=60554
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Matrix
oficer
oficer



MesazhTitulli: Re: SHQIPERIA NE BE   9/29/2009, 19:53

po u luftua korrupsioni ,nuk ben vecse te shtohet me shume.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: SHQIPERIA NE BE   Today at 05:58

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SHQIPERIA NE BE
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA E BASHKIMIT KOMBETAR :: POLITIKE-
Kërce tek: