MIRESEVINI NE FORUMIN TONE,JENI TE LUTUR TE RREJISTROHENI NE FORUM DHE TE JIPNI MENDIMET DHE IDETE TUAJA PER KOMBIN TONE SHQIPTAR, FALEMINDERIT
ME RRESPEKT, ADMINISTRATORI



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Kërko
 


 Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Share | 
 

 Vizat, Shqiperia ngel ne klase, ky vit i pamundur te heqe vizat!!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Matrix
oficer
oficer



MesazhTitulli: Vizat, Shqiperia ngel ne klase, ky vit i pamundur te heqe vizat!!!   5/17/2009, 20:15

Top Channel//Arta TOZAJ-Bruksel 17 MAJ 2009

Nje dite para se Komisioni Evropian te dorezoje tek 27 vendet anetare te BE-se raportet per liberalizimin e vizave me Ballkanin, nje dokument konfidencial paralajmeron se Shqiperia nuk i ka permbushur te gjitha kriteret per hedhjen e ketij hapi.

Dokumenti eshte pergatitur nga Keshilli Evropian dhe pasqyron qendrimin e BE-se per progresin e Shqiperise, ne kuader te Keshillit te pare te Stabilizim Asociimit qe zhvillohet te henen ne mbremje ne Bruksel.

Per ceshtjen me te ndjeshme per shqiptaret, ate te levizjes se lire, ky dokument sekret vlereson se jane bere disa progrese, por se nevojitet permbushja e plote e kritereve ne te gjitha fushat e specifikuara ne udherrefyes.

“Ne fushen e drejtesise, lirise e sigurise verehet njefare progresi ne pergjithesi, por persa i takon fushave per heqjen e regjimit te vizave, Shqiperia nuk eshte ende ne perputhje me standardet evropiane. BE thekson rendesine e berjes se nje progresi te matshem ne kontrollin e kufijve, sigurine e dokumenteve, migrimin dhe azilin si dhe ne luften kunder terrorizmit, krimit te organizuar dhe korrupsionit”, thuhet ne dokument.

Megjithe permiresimin e perceptimit “korrupsioni mbetet i shperndare gjeresisht dhe perben nje problem vecanerisht serioz”.

Bashkimi Evropian vlereson progres te limituar sidomos ne kuadrin ligjor per luften kunder krimit te organizuar dhe nenvizohet se ky fenomen “mbetet problem serioz qe prek shtetin e se drejtes dhe mjedisin e biznesit ne Shqiperi”.

“Perpjekjet per te luftuar krimin e organizuar demtohen nga korrupsioni ne vend dhe mbrojtja e varfer e deshmitareve si dhe nga mangesite ne politikat afatgjate. Veshtiresite ne bashkepunimin mes policise e prokurorise vazhdojne te reduktojne efikasitetin hetimor”.

Trafiku i droges mbetet shqetesim serioz, ndersa vleresohet se Shqiperia eshte “vend i rendesishem origjine per trafikun e qenieve njerezore, si per shfrytezimin seksual te grave e vajzave dhe per punen e detyruar. Trafiku i brendshem i grave e femijve eshte ne rritje” cileson dokumenti konfidencial.


“Kontrolli kufitar eshte me efektiv, por emigracioni ilegal mbetet shqetesim”, sipas vleresimit te vendeve anetare.

Per zgjedhjet e qershorit “BE eshte njohur me masat e marra dhe shpreh shqetesim per shpejtesine e shperndarjes se kartave te identitetit”, thekson dokumenti.

Vleresimi i Komisionit Evropian per liberalizimin e vizave me Ballkanin do te diskutohet nga vendet antare me 25 maj.

Per shtetet ballkanike qe kane permbushur me mire kriteret e udherrefyesit, komisioni pritet t’i propozoje Keshillit Evropian rekomandimin e tij per heqjen e regjimit te vizave ne fund te muajit qershor.

Deri me tani, burime diplomatike njoftojne se vendet me te favorizuara jane Maqedonia dhe ndoshta Serbia e Mali i zi, ndersa Shqiperia dhe Bosnja do te vleresohen ne kohen e duhur kur t’i permbushin kushtet per liberalizimin e vizave.



Dokumenti i BE-se per Shqiperine, gjuha me e ashper kunder qeverise ne 4 vite!!Situata shqetesuese!!

Dokumenti pergatitor i BE-se per Keshillin e pare te Stabilizim Asociimit me Shqiperine evidenton se per disa fusha situata paraqitet me shqetesuese krahasuar me raportin e publikuar ne nentor nga Komisioni Evropian.

Pas vendimit te Gjykates Kushtetuese per “ligjin e lustracionit”, “Bashkimi Evropian inkurajon qeverine dhe institucionet e tjera qe te vene ne perdorim te plote sugjerimet dhe asistencen e Keshillit te Evropes, OSBE-se dhe eksperteve te BE-se ne menyre qe te arrihet qellimi legjitim per ceshtjet e se kaluares, ne perputhje te plote me standardet”.

Me tone me te ashpra, Bashkimi Evropian konstaton se “funksionimi i gjyqesorit mbetet i varfer”.

“BE i kerkon qeverise te ruaje pavaresine e institucioneve kushtetuese, vecanerisht te Gjykates Kushtetutese, gjykatesve dhe prokuroreve”, thuhet ne dokument.

Sistemi i drejtesise ka nevoje per nje reforme strategjike me qellim qe “te garantohet nje gjyqesor i pavarur, transparent, eficent e i pergjegjshem”, cilesohet ne dokument.

Me kritik se raporti i nentorit paraqitet dhe situata per lirine e medias.

“BE veren me shqetesim se qeveria vazhdon te injoroje nje urdher gjykate per te drejtat e vendodhjes se nje gazete. BE i kujton Shqiperise rendesine e respektimit te lirise se medias, vecanerisht ne periudhen parazgjedhore, e sidomos per mbulim te balancuar nga televizioni publik. Liria e mediave eshte shtylle thelbesore e mireqeverisjes dhe llogaridhenies”.

Keshilli Europian ben thirrje per depolitizimin e administrates publike, forcimin e institucioneve dhe me shume perpjekje ne luften kunder pastrimit te parave.

Dokumenti shenon gjuhen me te ashper qe Bashkimi Evropian ka perdorur ne kater vitet e fundit per Shqiperine.

Me nota pozitive paraqitet ecuria e vendit persa i takon kriterit ekonomik te Kopenhagenit.

“Rritja ekonomike gjate vitit 2008 e 3 mujorit te pare 2009 vleresohen te favorshme edhe pse eksportet vuajne nga renia e tregtise nderkombtare”.

Brukseli sugjeron me shume kujdes “pasi efektet e raundit te dyte te krizes globale ekonomike e financiare nuk mund te jene ende teresisht te dukshme”.

Vleresohet progresi ne ne dogana, zbatimi i mire i Marreveshjes se ndermjetme, por mbledhja e taksave mbetet e ulet, sidomos ne nivelet lokale te qeverisjes.

“BE nenvizon rendesine e kompletimit te regjistrimit, vleresimit dhe kompensimit te tokes pasi ceshtjet e pazgjidhura te pronesise kane demtuar funksionimin e tregut te tokes duke mbajtur investimet e huaja nen nivelin potencial”.

Ne fushen e konkurrences kerkohet permbushja e detyrimeve te MSA-s per ndihmen shteterore.

"E drejta e autorit mbetet e dobet, shume pak raste te dhunimit te kesaj te drejte perfundojne ne gjykate" dhe "nevojiten perpjekje te konsiderueshme per te permbushur detyrimet e MSA-s ne kete drejtim".

Qendrimit te Bashkimit Evropian do t’i shtohet te henen dhe pozicioni i Shqiperise.

Ne deklaraten e perbashket priten tone me te buta per publikun, por ky dokument do te perbeje gjithsesi prioritetet kyce te qeverise ne kuader te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit me familjen evropiane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
qiellikalter




MesazhTitulli: Re: Vizat, Shqiperia ngel ne klase, ky vit i pamundur te heqe vizat!!!   6/4/2009, 01:38

Per mendimin tim, ne si popull s'duhet qe t'i lejojme me politikanet tane dhe ata evropiane te na mpijne trurin me futjen ne Europe.
Futja ne Europe do vije (nese do jete e arsyeshme) atehere kur ne te jemi zhvilluar ekonomikisht e te jemi te barabarte me vendet e tjera ne BE. Lehtesimi i vizave s'do i jepet Shqiperise ne menyre qe edhe ata shqiptare qe kane mbetur brenda Rep.se Shqiperise t'i mbathin sa me shpejt prej aty, per kete duhet ta mbledhim mendjen top.

Neve sigurisht qe mendoj se s'i kemi permbushur standartet, po nga ana tjeter edhe Europa luan me standartet ashtu sic ka qejf vete, duke jua veshtiresuar cave hyrjen e duke jua lehtesuar te tjereve. Keshtu qe as vete Europe s'duhet ta shohim si etalon te drejtesise e vertetesise, masen e tyre duhet ta gjejme vete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Matrix
oficer
oficer



MesazhTitulli: Re: Vizat, Shqiperia ngel ne klase, ky vit i pamundur te heqe vizat!!!   6/4/2009, 13:32

kshu e kan politikanet,japn shume premtime per ti mbush mendjen popullit,,,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
SHPETIMI




MesazhTitulli: Re: Vizat, Shqiperia ngel ne klase, ky vit i pamundur te heqe vizat!!!   6/5/2009, 22:31

aman le tja japin vizat popullit shqiptar dhe te dalin jashtetit se pastaj do na besojn neve kur i themi qe nuk eshte dhe aq mir jashtetit ka te mirat po ka dhe te kqijat se at`here do tja din vleren shqiperis ndoshta pastaj mendoj te miren e shqiperis
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Matrix
oficer
oficer



MesazhTitulli: Re: Vizat, Shqiperia ngel ne klase, ky vit i pamundur te heqe vizat!!!   6/5/2009, 22:45

jo per gjo ,po kemi per tu perhap neper bote dhe kan me na e mar ekonomine te huajt dhe do te bohen pronar te mdhenj te tokat tona
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
SHPETIMI




MesazhTitulli: Re: Vizat, Shqiperia ngel ne klase, ky vit i pamundur te heqe vizat!!!   6/7/2009, 17:10

qy tashi dhe shif sa italjan dhe grek kan bo fabrika ne shqiperi e pse kjo?ngaqe ne jemi popull kot sjan te afte ti hapin vet ato din vetem te thojn kur do lirohen vizat te ikim nga ktu kujtojn se emigrimi eshte fush me lule por kot si thojn asajt fjales te urte duhet te pesosh qe te mesosh por kur te mesoj ky populli jon do jet von do na ken myt te hujet ne vendin ton dhe ne nji jet do punojm per te hujet akome dhe ne shqiperi turp kush ta nigjoj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Matrix
oficer
oficer



MesazhTitulli: Re: Vizat, Shqiperia ngel ne klase, ky vit i pamundur te heqe vizat!!!   6/7/2009, 19:57

tashtu te themi te drejten nuk e mendojn te gjithe qe emigrimi eshte fushe me lule,, jane vetem ato shtresa qe kan probleme financiare ose te tjera qe i shtyjne nnjerezit qe te emigrojn,,,megjithate jane politikanet tane qe nuk jane te zot per te bere nje ekonomi shqiptare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Agroni
luftetar
luftetar



MesazhTitulli: Re: Vizat, Shqiperia ngel ne klase, ky vit i pamundur te heqe vizat!!!   6/9/2009, 19:31

pershendetje

po ku problemi yn ndoll se shqiperija esht ne mes te detit e nuk ka kush ta drejtojn anijen por veq nga ta cojne dallget, shum vet mendojn se europa ka lek po ky mendim po na merr ne qaf ne, shqiperija esht vend i vogel e te tjera por siq kan jetuar baballaret tan mund te jetom dhe ne por ama duhet te dim te jetojm se te gjith ato qe sot jan ne per bot o te pakten ato qe kam njohur un jan per arsyje qe vendi yn qeverija jon nuk u ka llen gje, nuk ka ber as nje gje per ne dhe per veq kesaj jan te gjith te penuar qe kan lan tokat e tyre, sot shqiperija ka ecur mir ne krahasim se si ka qen e kjo esht ber fal atyre personave qe sot mbushin burgjet e europes e shum rrefugjateve te tjer qe leket e fituar ne tok te huaj me 1000 sakrifica i kan investuar ne atedhe por kjo mund tu arrinte dhe pa lan shtepijat se sa shqiptaret punonin per te huajt te punonin ne shqiperi ne sot do ishim dhe me mir se sa jemi, por ato kan qen dhe koha te tjera ne sot nuk jemi me ne ate gjendje qe te lejm shtepijat, tokat, familjet, shoqerit tona per te punuar per te huaj ne tok te huaj per dy lek dhe perse sot nuk ja vlen por un kam par se akoma ka njerez qe mendojn se ne per bot leket bin nga qielli por nuk esht keshtu se i iket ca halleve per ty hyr halleve te tjera dhe krimi nuk esht zgjedhje per arsyje qe nuk paguan dhe hallet nuk ti lehteson por veq ti shton pra cfar ka me te bukur se atdheuj, te jen kufijet e lir nuk esht gje e keqe nese nje person arrin ta shfytezoj ket gje per te mir siq tregtija pasi toka yn nuk ka kapacitet te mall prollues dhe ka nevoj per tregtar te zot por jo qe te ekzagjerojm siq e kemi zakon se nuk shpetoj kush se morri rugat e botes por veq cfar jan hup ne keto rruga dhe keshi historinash ne kemi plot qeverija yn duhet te mendoj per gjera me te rendesishme se keto per mendimin tim se u liruan kufijet nga do shkojn shqiptaret? si anetarsimi ne nato na solli gje, per cfar u be festa apo thjesht se kemi shok te fuqishem tani e nuk jemi me vetem kemi shok si turqija, greqija e sllav per ket u be festa? ne kemi nevoja te tjera qe jan me te rendesishme si kolektive dhe individuale se sa ti behemi servila shteve te huaja dhe ca nga to jan shtete armiq, ne nuk kemi mirqenje por perveq kesaj dhe shendetesija, policija etj. jan ne mes te detit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Vizat, Shqiperia ngel ne klase, ky vit i pamundur te heqe vizat!!!   Today at 05:59

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vizat, Shqiperia ngel ne klase, ky vit i pamundur te heqe vizat!!!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA E BASHKIMIT KOMBETAR :: POLITIKE-
Kërce tek: